Transmetuar më 13-06-2018, 13:40

Pak ditë më parë biçikletat “inteligjente” të një kompanie private kineze që u kontraktuan nga bashkia e Tiranës përmes një subjekti tjetër privat, italian, erdhën edhe në Tiranë.

Tashmë nëpër rrugët e kryeqytetit shumë nga ne i kanë parë dyrrotakët portokalli të pajisur me GPS.

Sakaq në internet po qarkullon një video ku një qytetar duket teksa e merr biçikletën dhe e përplas fortë në një mur.

Ende nuk dihet se pse është sjellë në këtë mënyrë ky person./a.m./noa.al/ 

Ja video: