Transmetuar më 13-06-2018, 13:34

Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e policisë, pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku 31-vjeçari Xhafer Mata, vrau me armë zjarri 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, e më pas veten.

SHÇBA kreu verifikimet e plota për të këqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, këqyrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj.

Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja Xhuljeta Çuni, për përndjekje.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë regjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin.

Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga 19-vjeçarja, pas kallëzimit të datës 7 maj.

Për rrjedhojë, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit thonë se mbeten të gatshme për të pritur çdo ankesë apo informacion për shkelje të konstatuara nga punonjës të policisë, duke rikujtuar numrin ku mund të denoncohet falas 0800 90 90.

Vajza akuzonte djalin për përndjekje, duke thënë se nuk e linte të qetë edhe pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, ndërsa ai kishte një tjetër version.

Xhaferi e akuzonte vajzën që dashuronte se i kishte marrë borxh një shumë të konsiderueshme parash dhe refuzonte që t’ia kthente.

Pikërisht për këto konflikte ata i ishin drejtuar disa herë komisariatit nr.3 të policisë, ku ajo kërkonte të merrte fund përndjekja, ndërsa ai shfajësohej duke thënë se kërkonte vetëm lekët e tij.

Por mësohet se për shkak të lidhjes që kishte krijuar me Xhuljetën, 31-vjeçari u divorcua edhe nga e shoqja në muajin janar, ku nga martesa me të ka dhe një djalë.

Mirëpo pak kohë pas divorcit të 31-vjeçarit, Xhuljeta i ka dhënë fund lidhjes mes tyre, duke bërë që i riu të humbë toruan, duke e akuzuar se i prishi familjen dhe tashmë e kishte braktisur. /a.y/noa.al

Vrasja në Xhuljetës nga Xhaferi, nis procedimi disiplinor për drejtuesit e komisariatit Nr.3

Vrau ish-të dashurën dhe veten, flet vëllai i Xhafer Matës: Ajo e tradhtoi, iu errën sytë nga dashuria

Krimi i dyfishtë në Tiranë, Xhuljeta dhe Xhaferi kishin shkuar disa herë në polici

Vrau vajzën që donte dhe veten, pamjet e rënda nga krimi që tronditi Tiranën

Krimi pas refuzimit të dashurisë, Xhuljeta u vra duke shkuar në provimin e letërsisë

Vrau vajzën që donte dhe veten: Luftova, humba shpirtin pas saj

Vrau vajzën që dashuronte dhe veten, autori i dyshuar i divorcuar dhe me një fëmijë

E vrau ish-i dashuri, fjalët e fundit që tha e reja para se të ekzekutohej

"Zemër e ëmbël me dashuri", postimi i 31 vjeçarit para se të vriste të dashurën dhe më pas veten

Ndërron jetë në spital 31 vjeçari që vrau të dashurën

Vrau 19 vjeçaren, më pas qëlloi edhe veten, kush janë viktima dhe autori (Detaje)

Tragjike, i riu vret me armë një vajzë, qëllon edhe veten