Transmetuar më 13-06-2018, 13:27

Një ditë para se të nisë Kampionati Botëror “Rusi 2018”, FIFA ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i takon turneut të vitit 2026.

Zyrtarisht është vendosur që kampionati të luhet në tre shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Kandidatura e tre shteteve ka mundur atë të Marokut.

Deçizive ishte edhe mbështetja e presidentit të SHBA Donald Trump.

Botërori i vitit 2026 ndryshon edhe strukturë. Për herë të parë kompeticioni do ketë 48 ekipe pjesëmarrëse.

Kujtojmë se Botërori i vitit 2022 do të zhvillohet në Katar./a.m./noa.al/