Transmetuar më 13-06-2018, 13:23

Roman Hansen, një fëmijë anglez vetëm 14 javësh, është prekur nga blastoma pleuropolmonare, një lloj kanceri që prek fëmijët në kraharor dhe që në të gjithë botën, vetëm 88 persona vuajnë prej tij.

Prindërit e vogëlushit nga Newcastle, Amanda dhe Stephen, kuptuan se djali i tyre nuk ishte mirë, kur një mbrëmje nisi të marrë frymë çuditshëm.

Fillimisht mjekët menduan se mund të bëhej fjalë për bronkit, por nga analizat e thelluara, u zbulua diagnoza e rrezikshme.

Tashmë Roman, duhet të përballet me nëntë muaj cikle kimioterapie.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që po ndodh. Bota jonë u shemb”, deklaroi për mediat nëna e të voglit Amanda, duke treguar se ditë pas dite gjendja e Roman, erdhi duke u përkeqësuar.

Ajo tregon se një mbrëmje Roman po djersiste dhe po ndryshonte ngjyrë.

Prindërit e vogëlushit, që nga sëmurja e tij nuk kanë punuar, pasi ndërsa nëna ndodhet në spital, babai po kujdeset për katër fëmijët e tjerë, shkruan noa.al.

Ndërkohë një ekip i specializuar amerikan nga Minnesota, do të shqyrtojë gjendjen e Roman, ndërsa për kurimin e tij ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në platformën “JustGiving”. /a.y/noa.al