Transmetuar më 13-06-2018, 12:53

Kombëtarja e futbollit të Spanjës pëson goditje, vetëm një ditë para nisjes së Kampionatit Botëror.

Trajneri Julen Lopetegui, është shkarkuar nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Ky vendim vjen pasi ditën e djeshme, Lopetegui, pranoi marrëveshjen, për të drejtuar skuadrën e Real Madrid, ndërkohë që aktualisht ka kontratë dhe me kombëtaren.

Federata Spanjolle e Futbollit, në një qëndrim për mediat ditën e sotme, shprehu zhgënjimin për veprimin e trajnerit.

Presidenti i Federatës Luis Rubiales, deklaroi se negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata.

“Lajmin e mësuam vetëm pesë minuta para konferencës, kjo nuk është serioze”, deklaroi Rubiales. /a.y/noa.al