Transmetuar më 13-06-2018, 12:13

Në videon e mëposhtme janë fiksuar momentet e një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Një automjet po afrohej në sportelet e pagesës së tarifës së autostradës.

Por shoferi me sa duket kishte humbur kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen pranë sportelit.

Goditja duket mjaft e rëndë dhe një pasagjer fluturon nga dritarja në ajër për disa metra.

Fatmirësisht, në ngjarje nuk pati viktima por vetëm të plagosur. Personi që fluturoi nga dritarja u dëmtua më rëndë.

Aksidenti ndodhi në 3 Qershor por vetëm sot pamjet u bënë publike./a.m./noa.al./