Transmetuar më 13-06-2018, 11:57

Anxhela Meçani humbi jetën në mënyrë tragjike para disa ditësh në Itali.

20-vjeçarja shqiptare u dhunua barbarisht në një makinë dhe u hodh në rrugët e Torinos teksa mjeti ishte në lëvizje e sipër.

Ajo u dërgua në spital por humbi jetën nga plagët e rënda. E reja dyshohet se ka ushtruar prostitucion në stetin fqinj. Ndërkohë, ajo ka qenë e martuar me një shtetas italian për pak kohë të cilin e njohu në një lokal nate.

Pas ngjarjes kanë reaguar për mediat edhe prindërit e Anxhelas. Ata thonë se vajza u largua nga Shqipëria me një djalë shqiptar.

“Vajza ka ikur në Itali me një shtetas shqiptar, atje ka lidhur martesë me një shtetas italian. Vajzën e kam parë për herë të fundit para shumë kohësh. Kërkojme të vendoset drejtësi”, thonë prindërit e saj. 

Ata kanë kërkuar ndihmë nga shteti shqiptar për transportimin e trupit në atdhe. Ata thonë se nuk kanë asnjë mundësi ekonomike që ta sjellin vetë.

“Duam ndihmën e shtetit shqiptar, nuk kemi mundësi të sjellim trupin e saj në Shqipëri”, thonë prindërit e Anxhelas./a.m./noa.al/ Vrasja makabre e shqiptares në Itali, hetuesit po rindërtojnë ngjarjen

E gjetën të gjakosur në rrugë, fjalët e fundit të 20-vjeçares shqiptare që vdiq në Itali

20-vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pasi e flakën nga makina, flet bashkëshorti italian

U gjet e hedhur në rrugë dhe vdiq në spital, e reja shqiptare shkoi në Itali pas premtimit të të dashurit

Njihuni me 18-vjeçaren shqiptare që e vranë dhe i hodhën kufomën në rrugët e Torinos

Shqiptarja rrihet dhe hidhet në asfalt, vdes në spital në Itali