Transmetuar më 13-06-2018, 11:42

Ndërsa sot maturantët i janë nënshtruar provimit të radhës së Maturës Shtetërore, paralelisht teksa testoheshin njohuritë ka dalë teza e testimit.

Bëhet fjalë për tezën e plotë të testit të matematikës.

Është deputeti demokrat Luçiano Boçi ai që ka publikuar testin, i cili doli sapo maturantët kishin nisur provimin.

Ai ngre pikëpyetje se çfarë do të thotë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, duke shtuar se është më mirë të heshtë dhe të bëj punë.

“Ja dhe testi i matematikës sot! Të presim çfarë do na thotë ministrja.

Unë them më mirë të heshtë e të fillojë të bëj punë e jo propagandë boshe”, shkruan Luçiano Boçi. /a.y/noa.al