Transmetuar më 13-06-2018, 11:41

Një politikan i njohur për betejën e tij kundër karteleve të drogës është vrarë në Meksikë.

Bëhet fjalë për Fernando Puron, ish-kryebashkiak i Piedras Negras.

Ngjarja ndodhi pasi Puron kishte marrë pjesë në një debat në Kongres.

Ekzekutimi i tij ndodhi teksa politikani ishte në një shesh duke bërë selfie me disa zgjedhës.

Një person me mjekër afrohet dhe e qëllon atë prapa koke. Puron humb jetën rrugës për në spital.

E gjithë skena e ekzekutimit është fiksuar nga një kamer sigurie që ndodhej aty pranë./a.m./noa.al/