Transmetuar më 13-06-2018, 11:11

Ish-Kryeministri Sali Berisha, zbulon se çfarë ka ndodhur më 18 maj në aeroportin e Rinasit.

Ai thotë se “Rama i drogës dhe Geroni i tij fshehin super-skandalin!”

Ish-Kryeministri shprehet se më 18 maj kontrolli në Rinas zbulon 120 kilogramë farë kanabisi në thasë.

Duke publikuar mesazhin që i ka dërguar një qytetar, Berisha thotë se me urdhër direkt të Edi Ramës fshihet ky krim, ndërkohë që thasët me farën e drogës janë zhdukur.

Mesazhi i publikuar

“Përshëndetje z.Berisha jam S.D., ish-oficer policie po ju dërgoj një informacion të sigurtë punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Rinas më datë 20 Maj 2018 gjatë kontrollit të disa pakove të ardhura në linjën Hollandë-Francë-Shqipëri janë konstatuar tre thasë me fara kanabisi 120 kg. Punonjësit e policisë të lartpërmendur i kanë hapur thasët, situata është bërë alarmante se pse i keni hapur thasët.

Në Rinas ka mbërritur Drejtoresha e Kufirit njëkohësisht dhe zv.drejtore e përgjithshme e policisë e cila me urdhër direkt të Kryeministrit ju ka bëtë presion punonjësve të policisë se pse i keni hapur thasët. Kjo situatë është mbajtur sekret nuk është dhënë as në media.

Thasët me farë ju kanë thënë policëve që është kërp dhe gjoja kanë ardhur për një kompani amerikane. Ndërsa punonjësve të policisë janë kërcënuar në qoftë se flasin policët dhe sot janë të stresuar kurse thasët me farë janë zhdukur pa nam dhe nishan. Z. Berisha informacioni është i sigurtë, unë të dërgova emrat punonjësve të policisë por të lutem duhet të ngelen anonim. Kjo ngarkesë ka mbërritur në Rinas më datë 18 maj dhe është konstatuar më datë 20 maj.” /a.y/noa.al