Transmetuar më 13-06-2018, 10:17

Minatorët i janë rikthyer protestave në kërkim të Statusit.

Pas tubimit të javës së shkuar, me organizimin e sindikatave, minatorët janë grumbulluar sërish sot para Kryeministrisë.

Minatorët thonë se protestat do të jenë të vazhdueshme deri në marrjen e Statusit.

Ndërkohë, nga qeveria kanë deklaruar se së shpejti drafti për Statusin do të jetë gati.

Ministrja Olta Xhaçka gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Klosit tha se drafti do të konsultohet me shtresat në nevojë.

Por minatorët shprehen skeptikë dhe kanë zgjedhur rrugën e protestës deri në plotësimin e kërkesës së tyre./a.m./noa.al/