Transmetuar më 13-06-2018, 10:10

Qyteti i Eindhoven, në Hollandë, do të jetë i pari në botë që do të ketë një lagje të tërë me banesa të stampuara në 3D.

Ndërtimi i lagjes së quajtur “Projekti Milestone”, do të nisë vitin që vjen.

Fillimisht do të ndërtohen pesë banesa, ku e para prej tyre do të jetë një vilë një katëshe prej 95 metrash katrorë.

Lagja do të nisë të banohet që nga mesi i vitit 2019, por projekti do të kompletohet vetëm në pesë vitet pasuese.

Projekti është dizenjuar nga studio arkitekturore Houben/Van Mierlo.

Në fotografi mund të shihni edhe pamje nga projekti frymëzues. /a.y/noa.al