Transmetuar më 13-06-2018, 09:11

Ndërroi jetë pas 36 ditësh në agoni, duke mos arritur të shijojë dy fëmijët që solli në jetë.

Mimma Dente, një 38-vjeçare italiane nga Battipaglia (Salerno), hyri në koma, pasi lindi dy binjakë.

Gruaja solli në jetë një vajzë dhe një djalë më 6 maj, por pak pas lindjes ra në koma.

Ajo pësoi disa komplikime që i shkaktuan hemorragji cerebrale, duke bërë që të hyjë në koma.

Gjendja e saj ishte shumë e rëndë dhe pas më shumë se një muaj agoni nuk ia doli.

Mimma ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës, rreth orës 19.30 në spital. /a.y/noa.al