Transmetuar më 13-06-2018, 08:30

Një peshkatar i cili kishte dalë si zakonisht për peshkim, gjeti në rrjetën e tij një peshk që nuk e kishte parë më herët.

Dukej një përzierje mes peshkut dhe zogut, siç mund ta shihni në fotografi.

Pamjet e tij u përhapën me shpejtësi, ndërkohë që dyshohet se peshku është mutant, fryt i një modifikimi gjenetik.

Video që noa.al sjell më poshtë u filmua në qytetin e Guiyang, në provincën e Guizhou, në jugperëndim të Kinës.

Peshkatari që e kapi pati mëshirë për të, duke e rikthyer në ujë pak më vonë.

Kjo krijesë cilësohet misterioze, ndërkohë që shkencëtarët po thellohen në kërkime, për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. /a.y/noa.al