Transmetuar më 12-06-2018, 21:26

Gazetari njohur Blendi Fevziu, i ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës i ka dhënë fund dilemave se ku do të jetë sezonin e ardhshëm.

"Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë.

Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pati ato zgjidhen kollaj.

Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën", tha Fevziu.

Prej shumë vitesh ai është pjesë e televizonit Klan me emisionin e tij "Opinion", 4 herë në javë në orarin e prime time.