Transmetuar më 12-06-2018, 18:24

Një shqiptar është vetëvarur në burgun e Fleury-Mérogis në Francë.

Ai u gjet pa jetë nga autoritetet e burgut, të cilët ma pas thanë se bëhet fjalë për Aleksandër Hasalla, i cili vuante dënimin në Francë.

Ai ishte shpallur fajtor për furnizimin me armë të terroriztit Mohamed Bouhlel, gjatë sulmit të Nicë-s.

Mediat franceze shkruajnë se Hasalla kishte pasur rol periferik gjatë sulmit terrorist në Nicë, më 14 Korrik 2016, ku mbetën të vrarë 86 persona, dhe qindra të tjerë u plagosën.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan shqiptarin drejt aktit ekstrem.

Po hetohet për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. /k.k/noa.al/