Transmetuar më 12-06-2018, 18:14

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në kryeqytetin francez, në "Rue des Petites Ecuries".

Forca të shumta policie dhe zjarrfikës kanë rrethuar të gjithë zonën.

Ndërkohë, dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se autori i pengmarrjes kishte armë dhe një bombë.

Sipas dëshmive, një nga pengjet është plagosur.

Dy pengjet e tjerë, janë në gjendje të mirë, ndërsa njëri prej tyre është një grua shtatzënë.

Një gazetar tha se dy pengje ishin marrë në një zyrë të agjencisë reklamuese pranë stacionit "Gare du Nord Eurostar".

Një burim sigurie në vendngjarje tha se autori donte të fliste me ambasadën iraniane dhe qeverinë franceze. /k.k/noa.al/