Transmetuar më 12-06-2018, 16:57

Behgjet Pacolli, zv.kryeministri i Kosovës, vazhdon të jetë politikani më i pasur në Kosovë.

Në dhënat e pasurisë, ai ka deklaruar pasurinë e tij shumë milionëshe, me shumicën e pasurisë së paluajtshme jashtë vendit.

Ai ka deklaruar në total pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme më shumë se 200 milionë euro kapital të kompanive, ku është pronar i më shumë se 400 milionë euro.

Pacolli miliona euro ka edhe para të gatshme nëpër banka. Në total ai ka rreth 6 milionë euro në banka, dhe 355 mijë dollarë, shkruan Express.

Të hyra vjetore ka deklaruar dividentën në vlerë totale prej 5.3 milionë eurosh, dhe interesin e depozitave prej 130 mijë eurove.