Maqedonia e Veriut është emri i ri, ja detajet e marrëveshjes Cipras-Zaev
Transmetuar më 12-06-2018, 16:55

Ajo që nëpër disa vende të botës njihet si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) dhe nga të tjera si Republika e Maqedonisë, por nga Greqia si Shkupi, tashmë pritet të emërtohet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ky emër është përcaktuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm (erga omnes), raporton noa.al duke cituar burime diplomatike nga Athina.

Emri i ri do t’i nënshtrohet ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe Greqi e konsiderohet se është baza e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Prespë deri në fund të kësaj jave, nga kryeministrat Zaev dhe Cipras.

Marrëveshja mes tjerash përmban edhe këto pika: -Referenca “të mbrohen pakicat maqedonase”, hiqet nga Kushtetuta e Greqisë.

Ndërsa pjesa e hemogjenitetit të harmonizohet në mënyrë analoge me kushtetutën greke.

-Periudha e tranzicionit përcaktohet me ndryshime të dokumenteve të brendshme të vendit fqinjë dhe ky proces do të ndërlidhet me hapjen e negociatave paraprake me Maqedoninë e Veriut. -Do të formohet Komision për përdorimin e termave tregtare në të dyja vendet.  -Gjuha maqedonase është pranuar, me vërejtjen se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se ajo gjuhë ka prejardhje sllave (ashtu siç është nënvizuar në kornizën e OKB-së)

-Në pjesën e nacionalitetit, termi maqedonas / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut/ do të zbatohet me notë sqaruese plotësuese se bëhet fjalë për popullatë të këtij vendi që nuk ka lidhshmëri me kulturën greke.

Pas firmosjes, Marrëveshja midis Athinës dhe Shkupit do të duhet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë.

Nëse marrëveshja finalizohet brenda javës aktuale, Qeveria e kryeministrit Zaev do të duhet t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur vendin si “Republikën e Maqedonisë”, për t’i njoftuar se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të organizohet Referendum, ku qytetarët do të mund të deklarohen nëse e pranojnë ose jo emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.Nëse marrëveshja finalizohet brenda javës aktuale, Qeveria e kryeministrit Zaev do të duhet t’i dërgojë letër mbi 190 shteteve që e kanë njohur vendin si “Republikën e Maqedonisë”, për t’i njoftuar se emri Maqedonia e Veriut tashmë do të përdoret për përdorim në marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit do të organizohet Referendum, ku qytetarët do të mund të deklarohen nëse e pranojnë ose jo emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë më pas, Greqia do të heqë veton dhe do të japë pëlqimin që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe datë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. /noa.al/

Loading...
Loading...