Transmetuar më 12-06-2018, 14:41

Një aksident i frikshëm i ka marrë jetën drejtuesit të një kamioni.

Ngjarja, e ngjashme si në skenat e filmave, ka ndodhur në një autostradë në Chonburi të Tajlandës.

Në momentin e aksidentit shoferi “fluturon” nga kamioni, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurisë.

Shoferi, i identifikuar Yuttapong Haëilee, 39 vjeç, humbi kontrollin e automjetit dhe makina e tij  u përplas në pengesën qendrore të autostradës.

Ekipet e shpëtimit arritën menjëherë në vend ngjarje dhe e dërguan Yuttapong në spital, por ai vdiq disa orë më vonë nga plagët e tij.

Shikoni pamjet, por kujdes pasi janë të rënda. /k.k/noa.al/