Transmetuar më 12-06-2018, 14:40

Një kërcënim i hapur për një djalë të ri në Fier, i cili ka mbetur i shokuar nga ajo që ka gjetur në makinën e tij.

A.N., 30 vjeç me banim në Fier, ka bërë kallëzim në polici, paraditen e kësaj të hëne duke denoncuar çfarë i ka ndodhur.

Ai tha para uniformave blu, se rreth orës 07:30 të ditës së djeshme, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me një fishek brenda.

I frikësuar mbi atë që mund ti ndodhë, duke e marrë si kërcënim të pastër, bashkë me zarfin ai është paraqitur në polici.

Por për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen me dije më shumë detaje mbi rastin.

Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese