Transmetuar më 12-06-2018, 14:10

Një injeksion kundër kancerit të gjirit. Bëhet fjalë për një trajtim që bëhet para ndërhyrjes kirurgjikale dhe konsiston në një shpim nën lëkurë, i cili është në gjendje të reduktojë masën tumorale thuajse ta “shkrijë” atë.

Ky injeksion është eksperimentuar nga dy biologë italianë të Istituto Nazionale Tumori Pascale, në Napoli.

“Kemi bashkuar dy antitrupa në një injeksion të vetëm dhe ky bashkim, është një risi absolute në botën e mjekësisë. U injektohet pacientëve me tumor HER 2 pozitiv, para ndërhyrjes dhe e redukton deri në 95% masën. Madje në 70% të rasteve arrin thuajse ta zhdukë të gjithën”, shpjegon për ‘Ansa’, Michelino de Laurentiis, drejtor i onkologjisë së gjirit në Istituto Nazionale Tumori Pascale.

Trajtimi është një kombinim i dy ilaçeve biologjike, të gatshme në formë endovenoze, për trajtimin e kancerit të gjirit, Trastuzumab dhe Pertuzumab dhe që deri më tani mund të sigurohen vetëm nëpërmjet protokolleve eksperimentale, në qendra të specializuara.

Deri më tani prej këtij injeksioni mund të përfitojnë vetëm disa pacientë, më konkretisht ata që janë prekur nga tumori i gjirit HER 2 pozitiv, tumor i cili në Itali godet rreth 10 mijë femra, shkruan noa.al.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit, Attilio Bianchi thotë se, “Do të vazhdojmë në këtë rrugë, duke mbajtur parasysh vëmendjen që të gjithë personat kanë te ne dhe besimin që shfaqin”. /a.y/noa.al