Transmetuar më 12-06-2018, 13:42

Italia njihet si vendi që ka specialitet picat. Kuzhinierët nga ky vend thonë se kanë krijuar picën që parandalonm kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Ajo quhet pica “Pascalina” dhe është bërë në Napoli. Ajo quhet “pica që të zgjat jetën”.

Shkencëtarët e Institutit Kombëtar për Tumore në Milano të cilët kanë analizuar këtë produkt, thonë se pica është mirë të konsumohet dy herë në javë.

Pica është prodhuar me produkte mesdhetare të freskëta. Për krijimin e saj morën pjesë studiues, mjekë, prodhues dhe konsumatorë.

Brumi i saj përbëhet nga mielli i bardhë. Produktet e tjera janë pomodorini, ullinj, vaj ulliri ekstra i virgjër, hudhër, spec djegës dhe brokoli.

Të gjitha këto produkte minimizojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare./a.m./noa.al/