Transmetuar më 12-06-2018, 12:15

Një spektakël i hapur në mes të varrezave nga një çift pasionant që nuk e kontrolloi veten. Është kjo ajo që ka ndodhur në Shaw, në zonën e Greater Manchester, në Angli, ku një çift humbi kontrollin duke bërë seks mbi një varrezë.

Një burrë 38 vjeç dhe një grua 34 vjeçe, u filmuan nga kalimtarët, teksa bënin seks brenda disa varrezave të vjetra, ndërsa pranë ndodhej edhe një kishë.

I pari që i pikasi ishte Scott Elwood, i cili po shëtiste me qenin, kur i tërhoqën vëmendjen klithmat, duke nisur ti filmojë.

“Pushoni, nuk është një gjë e mirë ta bëni një mbi varrezë”, u tha ai, ndërkohë që burri iu kthye me kërcënime duke i thënë, “Ik shiko punën tënde, nëse nuk do ta pësosh”.

Çifti vijuan aktin për thuajse 40 minuta, ndërsa pamjet e filmuara fundjavën që lamë pas u përhapën me shpejtësi, të cilat noa.al i sjell më poshtë.

Por nga pamjet shpërthyen edhe komentet në rrjetet sociale, ku në njëri prej tyre thuhej, “Ajo është një grua e zënë, ka një partner dhe një fëmijë 7 muajsh dhe në ato momente po e tradhtonte”. /a.y/noa.al