Transmetuar më 12-06-2018, 12:13

Ekipet e mëdha janë nën “ethet” e merkatos verore pavarësisht se vëmendja është e përqendruar te kampionati botëror.

Më aktivet sigurisht që janë ekipet e mëdha pasi disa yje janë në tratativa për transferim.

Padyshim emri më i madh që përflitet për merkaton është Cristiano Ronaldo, por tashmë edhe emra të tjerë janë në “ankand”.

Duket se Manchester City rrezikon të humbasë një prej yjeve të ekipit. Bëhet fjalë për Raheem Sterling.

Bisedimet mes palëve për rinovimin e kontratës janë bllokuar pasi nuk ka akord për pagën e lojtarit.

Sterling zhvilloi një sezon mjaft të mirë dhe shënoi 23 gola. Ai është një lojtar mjaft i kërkuar dhe një prej talenteve të Anglisë.

Tashmë që palët janë larg akordit, ekipet e mëdha kanë nisur lëvizjet për Sterling./a.m./noa.al/