Transmetuar më 12-06-2018, 11:03

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet e një aksidenti të frikshëm që ka ndodhur në Tajlandë.

Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në Chonburi dhe në pamje shfaqen momentet kur drejtuesi i një kamioni fluturon nga dritarja pas një përplasjeje horror.

Pamjet janë filmuar nga kamera e një automjeti që udhëtonte në kah të kundërt.

Shoferi 39-vjeçar Yuttapong Hawilee udhëtonte pa vendosur rripin e sigurimit.

Kjo pakujdesi i kushtoi jetën atij. Me gjithë ndihmën e marrë në spital, 39-vjeçari nuk mundi dot të mbijetojë.

Këto pamje duhet të shërbejnë si mësim për ata që udhëtojnë pa vendosur rripin e sigurimit./a.m./noa.al/