Transmetuar më 12-06-2018, 10:45

“Rekord historik, papunësia bie nën 13% për herë të parë pas 22 vitesh”. Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama, duke komentuar të dhënat e INSTAT.

Rama thotë se NSTAT nxori dje shifrën e re të papunësisë dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi.

Sipas tij, sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse, duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësinë, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu.

“Qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja”, shprehet Rama.

Lidhur me të dhënat e INSTAT, një ditë më parë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se papunësia e të rinjve është më e ulëta në rajon.

Ai foli për ulje historike të papunësisë, duke thënë se modeli i ri ekonomik po funksionin. /a.y/noa.al

Ahmetaj: Ulje historike e papunësisë