Transmetuar më 12-06-2018, 09:03

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një projekt në kuadër të rilindjes urbane në zonën e Fierit.

Ndërsa ka publikuar një video, ai shkruan, “Me këtë vepër infrastrukturore të munguar prej shumë vitesh, që do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e turizmit, ekonomisë dhe punësimit, ju uroj një ditë të mbarë”.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugës Fier-Seman 18 kilometër, e cila është financim i qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Në video thuhet se nga rikonstruksioni do të mundësohet lëvizshmëri me standarde drejt bregdetit dhe Apollonisë dhe se koha e udhëtimit reduktohet në 20 minuta.

Po ashtu flitet për katër tipologji ndërhyrjesh, një urë e re prej 40 metrash në Hoxharë, Hekurudhë-Dërmenas 5.33 km dhe dy korsi për automjetet, trotuarë për këmbësorët. Po ashtu edhe segmenti Topojë-Bregdet 5.46 km.

Gjithë segmenti rrugor do të jetë i shoqëruar me korsi biçikletash.

Në video nënvizohet se do të ketë shkurtim të distancës me bregdetin, akses në shpejtë, me kosto të ulët në tregje e shërbime dhe impulse të reja për agroturizmin. /a.y/noa.al