Transmetuar më 11-06-2018, 22:41

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar  në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë nesër në ora 6 të mëngjesit fazën e dytë të punimeve në segmentin Vorë – Maminas në drejtimin Tiranë – Durrës. 

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

VORË – MAMINAS

Devijimi i trafikut ne drejtimin Tirane – Durres fillon ne oren 06:00 date 12.06.2018

Levizja e automjeteve ne drejtimin Tirane – Durres do te devijohet tek karburant Kastrati ne Vore ne rrugen dytesore Vore – Marikaj – Maminas (te nenkalimi I dyte i Vores)

Automjetet mund te perdorin serish autostraden nga Maminasi ne drejtim te Durresit te mbikalimi i Maminasit.

Levizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat levizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzes duke shfrytezuar rruget alternative Tirane – Unaza e re –     Kombinat – Ndroq – Durres ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.

Drejtimi nga Durresi per ne Tirane eshte i hapur per levizjen e automjeteve.

Dalja per automjetet te mbikalimit ne Marikaj per ne rrugen dytesore do te jete i bllokuar. 

Dalja te mbikalimi I Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.​

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.