Transmetuar më 11-06-2018, 19:22

Pak ditë pas Vllaznia e Shkodrës ra për herë të parë nga kategoria superiore, vjen lëvizja radhës e bashkisë.

Përmes një vendimi thuhet se problemet me menaxhimin dhe detyrimi për të kthyer klubin në një shoqëri aksionere, bënë që klubi të nxirret në shitje.

Bashkia ka përcaktuar si vlerë minimale 507 milionë lekë për shitjen e Vllaznisë, një shifër e ulët konsideruar vlerën dhe historinë e klubit kuqeblu, që në gusht do ta nisë nga një kategori inferiore.

Mes pretendentëve për të blerë aksionet e ekipit është edhe ish-Presidenti Valter Fusha.

Një ditë më parë kryebashkiakja Voltana Ademi foli në media se bashkia nuk mund që të menaxhojë klubin për shkak të financave të dobta ndaj bëri thirrje për biznesmenët e interesuar./m.sh/noa.al/