Transmetuar më 11-06-2018, 19:12

Krijimet kalojnë ndonjëherë çdo lloj imagjinate.

Kështu, një vajzë ka bërë diçka që ndoshta askujt nuk do t’i binte ndër mend.

Studentja e dizajnit, Lydia Hunt ka përdorur flokët e njeriut që të krijojë një gamë të sendeve personale.

Lydia u frymëzua nga disa krijime të ruajtura nga gjyshja 70-vjeçare, dhe nisi të eksperimentojë me krijimet duke përdorur flokët.

Përmes flokëve, ajo krijoi bikini dhe gota për të vendosur vezë, lidhëse, duke vazhduar edhe më tej me të tjera. /k.k/noa.al/