Transmetuar më 11-06-2018, 18:33

Pamjet në videon e mëposhtme janë filmuar në Ekuador.

Vërtetë një ngjarje e rrallë, por që ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme.

Ka ndodhur gjatë ndeshjes së futbollit mes Portoviejo-s dhe Manta-s.

Një tufë bletësh futet në fushë dhe detyrojnë futbollistët ta ndërpresin lojën dhe të shtrihen në tokë.

22 lojtarët dhe arbitrat u gjunjëzuan, dhe më pas u shtrinë në tokë, duke mbajtur duart pas koke, derisa mijëra bletë pushtuan stadiumin. 

Ndeshja është ndërprerë për më shumë se pesë minuta. Për fat të mirë askush nuk është lënduar dhe ndeshja ka vazhduar më vonë. /k.k/noa.al/