Transmetuar më 11-06-2018, 18:00

Edhe pse CAS nuk e ka thënë fjalën e fundit për skuadrën e Skënderbeut, UEFA ka publikuar sot listën e ekipeve që do të marrin pjesë në Champions League dhe Europa League.

Bie në sy se nga skuadrat shqiptare, UEFA ka listuar Kukësin si pjesëmarrës në Champions League. 

Në fakt, Kukësi zuri vendin e dytë në sezonin që sapo lamë pas, por dënimi i mundshëm i Skënderbeut, i cili pritet që të ndodhë në orët në vijim, ka bërë që të jenë pikërisht verilindorët skuadra që do përfaqësoj Shqipërinë në Champions League. 

Klubi korçar pret një përgjigje nga CAS, por gjithsesi UEFA njeh Kukësin si pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve në turin e parë.

Shorti do të hidhet më 20 qershor për të dyja kompeticionet. /k.k/noa.al/