Transmetuar më 11-06-2018, 17:27

Nuk kishte para për të shlyer një borxhqë kishte marrë te bosi i tij, dhe preu gishtin e vogël në prani të shefit. 

Ngjarja është shënuar në Taoyan të Tajvanit, kur ai ishte ftuar nga bosi i grupit kriminal Triad, pasi nuk ishte paraqitur për një kohë.

Videoja që është fshirë nga interneti, regon 50-vjeçarin e njohur vetëm si Sun, që kishte rënë në dy gjunjë në dysheme, me një thikë të madhe në dorën e djathtë.

“Të gjitha gabimet dhe borxhet, po i shlyej duke e prerë gishtin. Shpresoj se do të më falni”, – ka thënë Sun, para se të nisë prerjen e gishtit.

Pasi shkëputi gjysmën dhe gjaku i rrjedh në dorë, ai vazhdoi ta mbante qetësinë dhe nuk tregonte se po ndjente dhimbje.

Bosët e këtyre bandave, janë të njohura për kërkimin e prerjes së gishtit, për ata që nuk arrijnë të shlyejnë borxhet.

Kjo për shkak se ata që nuk e kanë këtë gisht, e kanë të vështirë të mbajnë dhe manovrojnë me thikë dhe shpatë. /k.k/noa.al/