Transmetuar më 11-06-2018, 14:29

Pak më shumë se 2500 gra, më saktësisht 2505, u zhveshën totalisht në plazhin e Maghermore.

Është kjo ajo që ndodhi këtë të diel në brigjet irlandeze të Dublinit me rastin e iniciativës “skinny dip”.

Një praktikë që ndiqet çdo vit që nga 2013, për të mbledhur fonde në kërkim të kurës kundër kancerit.

Kështu gratë hynë në librin e rekordeve Guinnes, si zhytja më e madhe në numër e femrave, e të gjitha kohërave.

Rekordi i mëparshëm, me 786 persona, u shënua në Perth të Australisë, në vitin 2015.

Në videon më poshtë gjeni pamjet e kësaj nisme. /a.y/noa.al