Transmetuar më 11-06-2018, 14:10

Pirja e alkoolit– Bëni kujdes! Nëse të qenit të dehur është një mënyrë e mirë të rënë në gjumë, teprimi me pijen mund të ketë efekt negativ, në raportin seksual.

Problemi është se meshkujt e dehur jo vetëm e kanë të vështirë eksitimin, por mund të kenë probleme me arritjen e orgazmës.

Konsumi i ushqimeve me erëza– Ndonëse erëzat mund të cilësohen si afrodiziake, bëni kujdes me sasinë. Kjo pasi ushqimi aromatik ndryshon armën e frymës, lëkurës dhe të vaginës.

Kështu që nëse doni të merrni kënaqësinë e plotë, frenojini erëzat, pasi aroma e rëndë nuk durohet nga partneri/ja.

Depilimi– Depilimi total nuk iu pëlqen të gjithëve! Pastaj bëni kujdes që të mos depiloheni pak para një raporti seksual, pasi rreziku i marrjes së infeksioneve është shumë më i lartë, shkruan noa.al. Po ashtu acarohet dhe lëkura, ku nga një moment kënaqësie kthehet në një kujtim të qetë.

Këshillohet që të depiloheni shumë orë më përpara, në mënyrë që ta shijoni aktin e plotë. /a.y/noa.al