Transmetuar më 11-06-2018, 14:01

Për tre ditë starton botërori “Rusi 2018”.

Brazili shihet si favoriti kryesor për triumfin në këtë kompeticion të rëndësishëm.

Favoritë të tjerë po ashtu shihen edhe ekipet e tjera si Franca, Spanja dhe Gjermania.

Kryefavoritët e Brazilit mbeten ekipi më i lavdishëm pasi e kanë fituar këtë trofe pesë herë, më shumë se asnjë shtet tjetër.

Po ashtu, Brazili ka një rekord të vetin si i vetmi shtet që ka marrë pjesë në të gjithë botërorët.

Ky rekord mbahej edhe nga Italia por këtë herë të kaltrit zhgënjyen duke mos u kualifikuar dot për në finalet e Rusisë./a.m./noa.al/