Transmetuar më 11-06-2018, 13:04

Me pamjen e tyre, gjarpërinjtë janë ndër gjallesat që njerëzit i kanë më shumë frikë.

Këta zvarranikë janë mjaft të rrezikshëm pasi pickimi i tyre u kushton jetën mijëra nejrëzve në vit në mbarë botën.

Por nëse deri dot kishim parë beteja mes gjarpërinjve dhe kafshëve të tjera, në videon e mëposhtme janë momentet e një beteje mes dy gjarpërinjve.

Pamjet janë fiksuar në Afrikën e Jugut nga themeluesi i fonacionit “Monkey Vervet”, Dave Du Toit.

Gjarpërinjtë që ndeshen janë të dy helmues dhe konsiderohen vdekjeprurës për njeriun.

Por në këtë moment, ata duken teksa kanë kafshuar njëri-tjetrin dhe nuk arrijnë të shkëputen./a.m./noa.al/