Transmetuar më 11-06-2018, 12:46

Pas finales së fituar të Championsit kundër Liverpoolit, ylli portugez Cristiano Ronaldo tronditi Realin pasi paralajmëroi largimin nga klubi madrilen.

“Ishte bukur të ishte pjesë e këtij ekipi”, tha Ronaldo pasi ngriti trofeun e tretë radhazi në po kaq vite në Champions League.

Disa ditë më pas trajneri Zidane njoftoi dorëheqjen duke ulur së tëpërmi entuziazmin.

Ekipet që pëfliten janë PSG dhe Manchester United si destinacione të mundshme të portugezit.

Ndërkohë, së fundmi është përfolur edhe Juventusi në Itali por që nuk plotëson dot kërkesat ekonomike.

Së fundi “Marca” shkruan se Ronaldo është i bindur për largimin nga klubi madrilen pas nëntë vitesh.

Ai është i zhgënjyer pasi presidenti i Realit Perez nuk i ka mbajtur premtimet kundrejt sulmuesit. Ronaldi ndihet i nënvlerësuar me pagën që merr, duke ditur kapacitetet ekonomike të klubit.

Ronaldo merr 21 milionë euro në sezon, ndërkohë Neymar dhe Messi marrin përkatësisht nga 37 dhe 47 milionë euro.

Ronaldo është bashkuar me Realin në vitin 2009. Në 438 ndeshje ka realizuar 450 gola./a.m./noa.al/