Transmetuar më 11-06-2018, 12:43

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj thotë se papunësia e të rinjve është më e ulëta në rajon.

Në një dalje për mediat nga Kryeministria mesditën e sotme ai foli për ulje historike të papunësisë, duke thënë se modeli i ri ekonomik po funksionin.

Sipas tij politika fiskale mbështet sipërmarrjen. Duke komentuar raportin e INSTAT, ministri tha se është konfirmuar trendi rritës i punësimit.

“Lajmi shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, 12.5 %. Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia”, deklaroi Ahmetaj.

Ai tha ndër të tjera se do vijojë politika që mundëson uljen e mëtejshme të papunësisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kujtojmë se prej kohësh Kryeministri Edi Rama, promovon punësimin nëpërmjet zyrave të punës.

Po ashtu i është dhënë shtysë edhe arsimit profesional, ku thuhet se ka uri të madhe në treg./a.y/noa.al