Transmetuar më 11-06-2018, 11:55

Bananet– Garantojnë energji dhe mund të konsumohen shumë mirë për të luftuar lodhjen. Përmbajnë vitamina A komplekse, B dde C, fibra dietike, karbohidrate, fruktozë dhe glukozë. Që të gjitha veti të rëndësishme për të kapërcyer ndjesinë e lodhjes dhe për të përmirësuar rendimentin fizik dhe mendor.

Farat e kungullit– Farat e kungullit janë një zgjidhje natyrale për të mposhtur lodhjen dhe për të forcuar sistemin imunitar. Përmbajnë omega 3, furnizojnë energji, kanë vitamina B komplekse, dhe minerale që stimulojnë çlodhjen muskulore dhe mendore.

Kosi natyral- Aminoacdet themelore dhe karbohidratet që gjenden te kosi, përbëjnë në ndihmë të madhe për të luftuar lodhjen. Kjo pasi furnizojnë me energji fizike dhe mendore, duke shmangur lodhjen dhe vështirësitë e përqendrimit.

Arrat- Janë shumë të shijshme, dhe ndihmojnë për të luftuar simptomat e lodhjes. Përmbajnë acide yndyrore omega 3 dhe fibra natyrale. Janë shumë të mira për të furnizuar me energji.

Fasulet- Janë një ushqim që duhet ta konsumojmë rregullisht, pasi luftojnë lidhjen, por promovojnë edhe shëndetin kardiak dhe atë imunitar. Përmbajnë karbohidrate dhe proteina, që të gjithë elementë të nevojshëm për të shmangur lodhjen dhe përqendrimin. Përmbajnë minerale si potasi dhe magnezi, të cilët garantojnë energji mendore dhe fizike.

Spinaqi- Spinaqi është i pasur me minerale dhe fibra që luftojnë lodhjen. Ndër të tjera përmban vitamina C dhe B, të cilat janë shumë të mira për personat që vuajnë nga lodhja kronike, shkruan noa.al.

Shalqini- Shalqini është një prej ushqimeve më të këshilluar për të mposhtur simptomat e lodhjes dhe dehidratimit. Konsumi i tij pas lodhjes fizike, ndihmon në rikuperimin e lëngjeve dhe kripërave minerale të humbura si dhe parandalon problemet muskulore. /a.y/noa.al