Transmetuar më 11-06-2018, 11:34

Është një kurë natyrale, e përshkruar në Bibël më shumë se 3500 vite para.

Premton një sërë dobish për shëndetin tonë, në sajë të vetive që janë provuar prej vitesh.

Për të aplikuar këtë ilaç, duhen mbledhur disa gjethe ulliri, nga të cilat do të përgatisim një çaj.

Oleuropeina, një substancë që gjendet në gjethet e ullirit, ka një sërë vetish antibakteriale, antimykotike dhe antiparazitare.

Ky çaj është tejet i dobishëm kundër gonorresë, tuberkulozit, gripit, meningjitit, hepatitit B, herpesit, malaries, ulçerës së stomakut dhe infeksionet e traktit urinar.

Gjithashtu është një mënyrë shumë efikase për të aktivizuar sistemin imunitar. Bëhet fjalë për një pije energjike natyrale, e cila mund të konsumohet para aktivitetit fizik.

Për përgatitjen e këtij çaji ju duhen 15-20 gjethe ulliri, shkruan noa.al. Gjethet duhen lënë të thahen në ajër të pastër, para se të vihen të ziejnë për 10 minuta. Pasi çaji të jetë bërë gati, mund të shtoni mjaltë, por shmangni sheqerin.

Pijeni këtë çaj për rreth dy javë, në mëngjes esëll. /a.y/noa.al