Transmetuar më 11-06-2018, 11:33

Stina e verës ofron mundësi për një mënyrë më të shëndetshme ushqimimi pasi frutat e stinës janë të shumëllojshme.

Një prej frutave më të këshillueshme është luleshtrydhja.

Ajo ndihmon për metabolizimin si dhe rrit imunitetin e trupit.

Luleshtrydhja përmban antioksidantë dhe largon kolesterolin e tepërt nga gjaku.

Në morinë e efekteve pozitive, ajo që nënvizohet si mjaft e rëndësishme është se luleshtrydhet luftojnë plakjen.

Ndaj, gjatë verës konsumoni luleshtrydhe dhe kombinojini ato me fruta të tjera dhe qumësht./a.m./noa.al/