Transmetuar më 11-06-2018, 10:44

Limoni është një prej produkteve më të mira që ka dhuruar natyra. Lejon që të ekuilibrohet pehashi i trupit si dhe luan një sërë rolesh të rëndësishme për organet e tjera.

Mëlçia është një organ themelor për filtrimin e toksinave të pranishme në gjak.

Mëlçia mundëson pastrimin, në sajë të antioksidantëve dhe vitaminës C.

Për këtë arsye vjen në ndihmë terapia e limonit, për të kuruar mëlçinë e shëndoshë, e njohur ndryshe si mëlçia e dhjamosur.

Bëhet fjalë për një sëmundje që lejon acidet yndyrore dhe trigliceridet që të akumulohen në qelizat epatike, gjë që çon në rëndimin e mëlçisë dhe bllokimin e saj.

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur prek një numër të madh të popullsisë dhe shpesh është e lidhur me alkoolin dhe një regjim jo të rregullt ushqimor.

Limoni është një zgjidhje shumë e mirë për rigjenerimin e qelizave apatike, duke reduktuar inflamacionin dhe duke shkatërruar acidet yndyrore.

Terapia e limonit është një zgjidhje shumë e mirë, për të shmangur transformimin e kësaj sëmundje, në formën e saj më të rëndë, cirozë, shkruan noa.al.

Gjithë çfarë ju duhet është një kokërr limon dhe një gotë ujë. Lëngun e një kokrre limoni përziejeni me ujë të vakët.

Pijeni esëll në mënyrë që të pastroni organizmin. Fillimisht mund ta nisni me lëngun e gjysmë kokrre limoni, për mos t’iu rënë rëndë, ndërsa më tej bëjeni një të plotë. /a.y/noa.al