Transmetuar më 11-06-2018, 10:18

Ministria e Infrastrukturës ka nisur rikonstruksionin autostradës Tiranë-Durrës.

Punimet nisën këtë të hënë dhe pritet të zgjasin përgjatë gjithë muajit.

Ministri Damian Gjiknuri pasi inspektoi punimet, garantoi qytetarët se brenda Qershorit punimet do të mbyllen.

“Do të eliminohen të gjitha problemet e trashëguara ndër vite. Kantierët janë të domosdoshme, ndonëse krijohet trafik. Janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë. Brenda qershorit ky segment do jetë plotësisht i rehabilituar dhe do të jetë e hapur për trafik. Pra, vetëm dy javë shqetësim. Po bashkëpunojmë dhe me policinë për trafikun. Qytetarët që duhet të shkojnë në jug është mirë të marrin rrugin e Elbasanit, pjesa tjetër të ndjekin udhëzimet e policisë.

Kjo rrugë është konsumuar, është shkatërruar, për shkak edhe të tonazheve të rënda”, tha Gjiknuri.

Ai iu përgjigj edhe shqetësimeve se pse punimet për rrugën nisën pikërisht tashmë që ka nisur sezoni veror. Sipas minsitrit, ka apsur disa problem me kontratën që kanë sjellë problem.

“Pse filluam tani ndërhyrjen? Kontrata e mirëmbajtjes me BB prej 1300 km rrugë ka pasur problemet e veta të trashëguara, gjatë këtyre muajve ne zgjidhëm gjithë problematikat e këtij projekti, që po dështonte. Ky nuk është segmenti i vetëm që po ndërhyhet. Në muajt në vazhdim do ketë ndërhyrje në gjithë akset kryesore në të gjithë vendin”, deklaroi më tej Gjiknuri./a.m./noa.al/