Transmetuar më 11-06-2018, 09:41

Infeksionet e rrugëve urinare, janë një prej problemeve më të shpeshta për të cilat shumë njerëz iu drejtohen mjekëve. Edhe meshkujt vuajnë nga infeksionet urinare, por më të prekura janë femra.

Megjithatë lajmi i mirë është se ka disa zgjidhje natyrale për ti zhdukur.

Soda e bukës- Infeksionet urinare që zgjasin më shumë se dy ditë kërkojnë ndërhyrjen e mjekut. Kjo pasi infeksionet urinare të pakuruara mund të dëmtojnë veshkat dhe të kthehen në një problem shumë serioz. Por për të ndërprerë zhvillimin e infeksioneve urinare, hidhni një lugë sodë buke në një gotë me ujë dhe pijeni. Kjo është një zgjidhje shumë e mirë, pasi soda neutralizon aciditetin në urinë dhe përshpejton shërimin.

Boronica– Boronica ka shumë veti antibakteriale. Lëngu i boronicës ndihmon për të luftuar infeksionet urinare. Edhe ngrënia e këtij fruti, ofron të njëjtat dobi. Pirja e 120 ml lëng boronice në ditë, ndihmon për të mbajtur fshikëzën e pastër.

Vitamina C- Mjekët thonë se pacientët që vuajnë nga infeksionet e traktit urinar, duhet të marrin së paku 5 gramë vitaminë C në ditë, shkruan noa.al.. Kjo pasi vitamina C e mban fshikëzën të shëndetshme, duke luftuar aciditetin e urinës.

Uji- Nëse vuani nga një infeksion urinar, sigurohuni që të pini së paku 8 gota ujë në ditë. Duhet të urinoni minimumi çdo katër orë. Kjo pasi uji, ju ndihmon për të eliminuar bakteret. /a.y/noa.al