Transmetuar më 10-06-2018, 16:55

Nga Edi Oga

Prindër!

Ju që keni vajza!

Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë "dashurinë" e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme.

I pëlqen vajza juaj dhé dy janë rrugët: "po" ose në varr!

Më vjen keq por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet nga "pasioni" i atij tipit!

Ju që keni djem!

Edukojini ata.

Shpenzoni kohë me ta.

Mos i rrihni ata.

Flisni me ta.

Njihini ata.

U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte.

U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ti e dashurove mamanë e tij, nuk e vrave!

Unë kam edhe djalë, edhe vajzë.

Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të "shpëtoj" vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!

Fëmijët tuaj, janë drita e syve tuaj!

Fëmijët e mij, janë drita e syve të mi!

Dikush që nuk e njihja, sot, me atë vrasje të dyfishtë të evitueshme, më futi dy gishta në sy dhe më verboi, ma turbulloi dritën, për pak kohë…!