Transmetuar më 10-06-2018, 16:37

Nga Përparim Kabo

Historia mund të vritet në fushën e betejës, historia mund të dëmtohet në arkiva, historia mund të shitet dhe blihet, mund të lihet peng…por mund të kapet edhe nga komplloti heshtjes…Sot është 10 qershor 2018…Edhe atëhere ishte 10 qershor 1878….Kanë kaluar 140 vite…Shumë ujë ka rrjedhur nën urat e historisë…por Turqia është po ajo me një frymë otomanie dhe islamizimi, me sjellje dhe veprime imperiale sipas parullës fetare “të vëllezërve islam”…Edhe Rusia është po ajo me identitet imperial dhe me interesa të hapura dhe të fshehura në Ballkan…Sigurisht nuk ka luftë ruso-turke si atëhere, nuk ka paqe të Shën Stafanit apo Kongres të Berlinit…por ka Berlin si qendër të zhvillimeve dhe ekuilibrave…Ka edhe një ndryshim global sepse ka SHBA në Ballkan…Ka Shqipëri dhe Kosovë por ska vilajet të Janinës në trojet kombëtare…140 vite sot nga Lidhja e Prizrenit dhe ngado heshtje…Në fakultetet e studimeve historike dhe juridike, në institutet shkencore historike dhe albanalogjike, në Akademitë Shtetërore dhe jo të tilla të shkencës. Heshtje ngado, në muzeumet dhe në galeritë e arteve, në teatrot dhe institucinet shtetërore…Jeta rrjedh e qetë gati vegjetuese si një “fast food culture” jashtë pengjeve historike…jashtë detyrimeve dhe përgjegjësive, jashtë kryepengut që quhet me një fjalë…Kush jemi…?! Aso kohe ata burra duhen kuptuar brenda realitetit…Lufta Ruso-Turke dhe paqia e Shën Stefani kërkoi coptimin e Perandorisë dhe marrjen e trojeve tona që nuk ishin ende shtet-komb, ishin dhe u trajtuan thjesht si territore administrative brënda Portës së Lartë

…Vilajeti Shkodrës dhe Kosovës ishin më të rrezikuarit…Burrat u ngritën …Ata ishin të ndarë në tre grupe …Radikalët ishin të kapur pas patriotizmit atdhetar “ që sipas Sami Frashërit ishte shprehje e identitetit kombëtar dhe në rrethanat perandorake shfaqej stimulues për atë të përbashkëtin-VATANIN dhe që lidhej me idenë e etnisë si autonomi brenda identitetit të përbashkët perandorak

…Të moderuarit që përfaqësoheshin nga personalitete të njohura atdhetare si Ali bej Gucia, Iljaz Pashë Dibra, Abedin Pashë Dinoja,Mahmud Pashë Biçoku, Omer Pashë Vrioni…të cilët edhe këta si radikalët mëtonin Karakterin Kombëtar të Lidhjes… pranonin idenë e vilajtetit të bashkuar autonom shqiptar bazuar në autonomi administrative dhe kulturore por jo deri në një shtet të pavarur dhe autonom

…Rryma tjetër ishte e sulltanistëve ku bënin pjese nëpunës të lartë dhe zyrtarë turkomanë të administratës së vilajeteve(ata që në çdo kohë kanë hallin e rrogave dhe ofiqeve-dumbabistët)…Kjo rrymë ishte plotësisht me vijën politike të Portës së Lartë dhe zbatonte vetëm urdhërat e sulltanit dhe kërkonin që Lidhja si rezistencë të quhej Lidhja Islamike(ka edhe sot të tillë që janë të molepsur nga ky mendtalitet dhe nga kjo filozofi)…Kjo rrymë kishte për ideator Sulltan Hamidin

….Pritej Kongresi Berlinit ndaj duhej paralajmëruar ai dhe Europa….( edhe sot pritet 28 qershori ndaj duhet folur hapur dhe me dinjitet me Europën jo si lepitklëpirës, jo në gjunjë e me okultitet)…Folën burrat e kombit aso kohe…( nuk e di a kemi të tillë më sot…???)…Abdyl Frashëri shkrujati në Messager de Vienne…”Të drejtat politike i takojnë edhe popullit shqiptar, i cili nuk aspiron gjë tjetër veçse të jetojë i lirë, të dalë nga prapambetja dhe të zërë vendin që meriton në rradhët e kombeve të qytetruara…”

….Debatet e mëtjshme në historiografi nëse Lidhja u organizua fshehtas Portës apo hapur, me apo pa bekimin e saj…janë të dobishme kur bazohen në fakte si ështe dhe takimi në fundmaj 1878 në Stamboll… E gjitha kjo për të mbajtur raporte serioze me faktologjinë së paku pas 140 viteve… Gjykoj modestisht se rrethanat ishin të tilla që flitej për një konflikt Rusi-Turqi…Shteti komb shqiptar nuk ekzistonte por duhej formuar, në këto rrethana duhen gjykuar njerëzit e politikës dhe statura e tyre, raportet ndërkombëtare dhe shtetet kryesore që përcaktonin fatet e popujve apo të ardhmen e tyre…Le të vijojë debati… Ja pas ca javësh është edhe 140 vjetori i Kongresit të Berlinit…a nuk do ishte e udhës të nxitej një tubim shkencor me temën…Nga Kongresi i Berlinit te Procesi Berlinit…cili është udhëtimi ,fati dhe përgjegjësia europiane e kombit shqiptar…dhe e Europës gjithë po aq?!”…

Unë fola dhe shpëtova shpirtin tim…Ti ikim heshtjes… ndryshe do mbetemi si pa histori…

Pkabo 10 qershor 2018

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al