Transmetuar më 10-06-2018, 14:53

Moderatori i njohur i ekranit shqiptar Blendi Fevzviu, përshëndet 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fevziu shkruan se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është një prej momenteve më të rendësishme të historisë sonë.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ka pasur mbase vemendjen e shume ngjarjeve te tjera, por ajo eshte padyshim jo vetëm një prej momenteve më të rendësishme të historisë sonë, por edhe fillesa e ndërgjegjësimit kombëtar të shqiptarëve”, shkruan Fevziu.

Ai shkruan më tej:

"Ende sot, e kam të vështirë të kuptoj se si 140 vjet më parë, një kërcënim ndaj trojeve ku jetonin, i bëri bashkë shqiptarët e Prevezës dhe Janinës, Korçës e Gjirokastrës me ata të Shkodrës, Ulqinit, Gjakovës, Dibrës e Tiranës. Mbresëlënëse”./a.k/noa.al/