Transmetuar më 10-06-2018, 11:53

Alkooli dhe duhani janë kryefjala e shumë studimeve lidhur me dëmet që na vijnë për shëndetin.

Mjekët këshillojnë që mos të pini duhan si dhe të mos e teproni me alkoolin.

Por, nëse këta dy faktorë përmenden masivisht, ekzistojnë edhe dy faktorë të tjerë që na shkurtojnë jetën.

Duket befasuese dhe e pamundur, por edhe gjumi apo të ndenjurit ulur na shkurton jetën.

Ky është konkluzioni i arritur nga disa shkencëtarë australianë, rezultatet e studimit të të cilëve u publikuan nga “Daily Mail”.

Mjekët këshillojnë që mos të flini më tepër se nëntë orë në ditë. Po ashtu, ju nuk duhet të qëndroni ulur më shumë se shtatë orë.

Nëse keni qëndruar shumë orë ulur, ushtrimet në palestër nuk e eliminojnë dëmin që i keni bërë vetes./a.m./noa.al/